Lajme

Diplomati serb: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë ose të përshkallëzohet, prandaj perëndimi do zgjidhje urgjente në dialog


Ilustrim

Për ish-diplomatin serb, Zoran Milivojeviç, tashmë është e qartë se “ofensiva diplomatike e janarit” e cila përfshinë vizitën e top-diplomatëve evropian e amerikanë në Kosovë e Serbi ka vetëm një qëllim – përshpejtimin e dialogut në atë mënyrë që të ketë një zgjidhje përpara se lufta në Ukrainë të përfundojë ose të përshkallëzohet edhe më shumë.

Në leximin e tij të situatës aktuale, diplomati serb, thekson se dëshira e komunitetit ndërkombëtare është që kontesti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet kështu që Ballkani Perëndimor të mund të inkorporohet aleancave euro-atlantike.

“Ata duan ta përshpejtojnë dialogun, sepse mund të pritet që Rusia të përshpejtojë ose ta përfundojë luftën në Ukrainë këtë vit. Përveç kësaj zgjedhjet në BE dhe SHBA-të janë duke u afruar dhe është shansi i fundit që këto administrata të bëjnë diçka konkrete”, thotë Milivojeviç.

Zoran Milivojeviç

Milivojeviç mendon se në teori është e mundur që bashkësia ndërkombëtare të ofrojë një marrëveshje përfundimtare ku pala që refuzon dokumentin cilësohet si fajtore kryesore dhe të përballet me pasojat, por në praktikë një gjë e tillë nuk funksionon.

“Perëndimi për ta bërë një gjë të tillë, fillimisht duhet të heqë dorë nga Serbia. Kjo do të thoshte ndalimin e të gjitha proceseve në rajon dhe lënien e problemeve këtu të pazgjidhura, të cilat më pas do të zgjidhen nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës. Nuk mendoj se ata do të veprojnë kështu dhe do të përpiqen të na thyejnë shpinën përmes ekonomisë”, ka deklaruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore