Lajme

Diplomati serb: Faktorët e jashtëm nuk duan ndryshime të mëdha në Mal të Zi


Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviç

Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviç, ka komentuar rreth tensioneve dhe bllokadës politike në Mal të Zi, për të cilën tha se faktorët e jashtëm politike synojnë të krijojnë kushtet sipas të cilave të mos ketë ndryshime të mëdha politike dhe të krijojnë platformën politike të kohës së Millo Gjukanoviçit, për t’u kthyer në skenën politike.

“Mendoj se faktorët e jashtëm duan atë lloj politike të jetë baza, sistemi dhe strategjia e ardhshme politike në Mal të Zi”, ka thënë ai për Tanjug.

“Mendoj se të gjithë jemi humbës në këtë që po ndodh në Mal të zi. Fatkeqësisht, ajo që ndodhi para një viti e gjysmë kur regjimi i Millo Gjukanoviç ra nga pushteti, dështoi të jetësohet dhe të sjell stabilitet”.

Ish-diplomati Millivojeviç thotë se ata që hynë në koalicion dhe morrën besimin e votuesve, “nuk ishin të sinqertë”.

“Tani e shohim se, në thelb, tërë koalicioni nuk ishte i pjekur për atë që mbante në duar, kur erdhi të qeveris vendin, të ndryshojë praktikisht vendin, të ndërrojë regjimin e kamotshëm që nuk punoi për atë popull e at vend. Tani jemi futur në një përfundi  që vështirë të parashikohet. Në çdo rast, do të përfundojë në dështimin e kësaj qeverie, qoftë nëse shkohet në zgjedhje të reja ose jo” shprehet Zoran Millivojeviç.

Ai thotë se Mali i Zi gjendet para dy zgjidhjeve.

“Dy skenare kanë kuptim, pa pasoja më të rënda për shoqërinë malaziase. Si për shembull, populli të del në rrugë dhe të marrë fatin politik në duart e veta. Kështu që, ose zgjedhje të reja ose koalicioni qeverisës të arrijë marrëveshje mes vete, që kjo qeveri të vazhdojë, ose një rikonstruktim me Kryeminstrin Krivokapiç, për ca kohë. Sidoqoftë, ekziston nivel i lartë mosbesimi, është e vështirë të funksionojë politikisht”.

Sipas tij, mesazhi i Gabriel Escobar ndaj Fronit Demokratik, flet për impaktin e faktorëve të jashtëm për prishjen e koalicionit.

“Ka, pra, edhe një element tjetër, dhe kjo është pjesëmarrja e faktorëve të huaj. Edhe Abazoviç e pranoi këtë. Është e qartë se Uashingtoni ka ndikim të madh në këtë rezultat, dhe deklarata e Eskobar se administrata amerikane nuk e sheh Frontin Demokratik si partner flet shumë”, shprehet ai.

“Mendoj se faktorët e jashtëm, kontribuan në shpërbërjen e këtij koalicioni, kështu që rezultati do të varet nga faktorët e jashtëm në një masë shumë të gjerë”, tha mes tjerash ish-diplomati serb.

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, duke komentuar situatën politike në Mal të Zi, ditë më parë deklaroi se partia pro-serbe në Mal të Zi, Fronti Demokratik, nuk shihet si partner në administratën amerikane.

Ai tha se kjo parti që udhëhiqet nga Miodrag Llekiç është anti-perëndimore, anti-NATO dhe kundër shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, dhe kjo gjë është kundër qëndrimeve të ShBA-së në Ballkan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore