Familja

“Diana na mësoi se kujtdo në nevojë duhet t’i zgjatet një dorë mbështetëse”, thotë Princi William


Princi William ka marrë pjesë në ngjarjen e bamirësisë “Diana Award”, ku ka nderuar nënën e tij të ndjerë, Princeshën Diana, dhe të rinjtë që kanë bërë mirë në emër të saj.

Princi i Uellsit, 41 vjeç, ishte mysafir nderi ndërsa ky eveniment shënoi 25 vjetorin në Londër që u zhvillua në Muzeun e Shkencës të Londrës për të nderuar 20 fituesit më të fundit të Çmimit të Trashëgimisë nga e gjithë bota, duke përfshirë SHBA-në, Australinë, Bangladeshin, Ishujt Kajman, Indinë, Indonezinë, Xhamajkën, Nigerinë, Omanin, Pakistanin, Rumaninë. , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Princi William në “Diana Award 2024”.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu sot për të njohur arritjet transformuese të njëzet të rinjve të jashtëzakonshëm nga e gjithë bota. Secila prej historive të tyre, të cilat do t’i dëgjoni së shpejti, janë dëshmi e karakterit, pasionit dhe vendosmërisë për të bërë një ndryshim të qëndrueshëm dhe domethënës në jetën e të tjerëve”, ka thënë ai.

“Rrugët e ndjekura nga këta të rinj nuk kanë qenë gjithmonë të lehta. Shumë prej tyre i kanë kapërcyer fatkeqësitë dhe paragjykimet, por ata janë të shtyrë nga guximi, dhembshuria dhe përkushtimi – cilësi të përbashkëta nga nëna ime”, ka shtuar ai.

Princi William vlerësoi sesi organizata si “Diana Award” po i inkurajon të rinjtë të bëjnë ndryshimet që duan të shohin në botë.

Princesha Diana, Princi William dhe Princi Harry.

“Kjo është një bamirësi e krijuar për të pasqyruar besimin e nënës sime se të rinjtë mund të ndryshojnë botën”, tha ai.

“Unë e di se ajo do të kishte qenë e nderuar të shihte një bamirësi në emrin e saj duke bërë një punë të tillë frymëzuese për të ngritur lart të rinjtë nga të gjitha anët e globit. Ajo më mësoi se të gjithë kanë potencialin për të kthyer diçka, se kushdo në nevojë meriton një dorë mbështetëse në jetë”, shtoi ai tutje.

Tom Walker, këngëtari i cili më parë u bashkua me Kate Middleton për një performancë të paharrueshme në koncertin e saj të Krishtlindjeve në vitin 2021, performoi këngën e tij “Lifeline” në këtë ngjarje.

Grupi i fundit i marrësve të Çmimit Legacy është zgjedhur nga një panel i pavarur gjykues, i kryesuar nga baronesha Doreen Lawrence, dhe janë përzgjedhur nga një grup individësh të jashtëzakonshëm të njohur tashmë për ndikimin e tyre në shoqëri.

Tre fituesit e çmimeve amerikane drejtojnë organizata të ndryshme jofitimprurëse. Ata janë Olivia Zhang, 18 vjeçe nga Virginia, e cila filloi “Cancer Kids First”; Hailey Richman, 16 vjeçe, nga New York City, e cila themeloi “Kid Caregivers” dhe Sikanda “Sonny” Khan, 26 vjeç, nga Michigan, i cili themeloi “Paani Project”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore