Lajme

‘Dhurata zgjedhore’ e Von der Leyen për Finlandën vë në siklet disa liderë


Jo të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive ishin të lumtur kur panë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen duke i ofruar ish-presidentit finlandez Sauli Niinisto një raport se si të përmirësohet gatishmëria dhe reagimi ushtarak dhe civil i Evropës.

Sakaq, kryeministri finlandez Petri Orpo e përshëndeti vendimin.

Gjatë Këshillit Evropian, ai përfshiu edhe një pasazh në konkluzionet kushtuar përgatitjes përballë kërcënimeve.

Por paragrafi u nda nga pjesa kushtuar sigurisë dhe mbrojtjes, pasi disa liderë – përfshirë Giorgia Meloni-n e Italisë – u ankuan për alarm të tepruar.

Me më pak se nëntëdhjetë ditë deri në zgjedhjet evropiane, çështja e luftës është veçanërisht e ndjeshme për opinionin publik në disa shtete anëtare.

Vendimi i Von der Leyen për t’i ofruar Niinisto raportin kapi shumë diplomatë në befasi.

Ishte “një dhuratë e lehtë për Petteri Orpo për të marrë mbështetjen e tij për një mandat të dytë si presidente e Komisionit”, pëshpëritin diplomatët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore