Jetesë & Stil

Dhurata Dora nis xhirimet e video klipit të ri me një dukje atraktive


Këngëtarja nga Kosova, Dhurata Dora, ka nisur xhirimet e video klipit të ri, projekt muzikor i cili pritet që të publikohet së shpejti duke i paraprirë sezonës verore.

Dora ka marrë vëmendje me stilin e flokëve dhe paraqitjen atraktive në imazhin e publikuar në llogarinë e saj zyrtare të Instagram-it.

Dy gërsheta të gjata kombinuar me një grim të përsosur dhe fustan me shumë klas me ngjyrë gri dhe nuanca të së gjelbrës, Dhurata, dukej e super kompletuar për setin e xhirimeve.

Ndërsa, nuk munguan as komentet dhe përgëzimet për dukjen e saj në postimin e publikar në Instagram.

“Se veç ty t’du. Vous êtes prêts (A jeni gati)?”, është mbishkrimi që ylli i hitit “Ferrari” i ka vënë fotografisë, duke shtuar dyshimet se kënga mund të jetë në bashkëpunim me ndonjë artist francez.

Në vitin 2019, Dhurata Dora kishte publikuar këngën e saj “Zemër” në bashkëpunim me artistin nga Franca, Soulking, e që njëherësh është edhe projekti i saj më i suksesshëm deri më sot, i cili veç të tjerash ka mbledhur afro 600 milionë klikime në YouTube.

Ndryshe, “Harrom” mbetet projekti i fundit muzikor i lansuar nga Dhurata Dora që aktualisht numëron afro 30 milionë shikime në platformën, YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore