Shqipëria

Dhunimi i profesorit shqiptar nga Policia malazeze, Rama dhe Abazoviç kanë diçka për të thënë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, në mbledhjen e përbashkët të Qeverive zgjodhën që të komentojnë një situatë aspak të këndshme.

Atë të dhunimit të profesorit të njohur shqiptar, Petraq Milo, i cili ra pre e dhunës së Policisë malazeze në pikën kufitare.

“Dua ta falënderoj për faktin që qysh në sekondën e parë të daljes së asaj videoje të shëmtuar, i ka telefonuar profesorit dhe i ka shprehur ndjesën, dhe janë marrë të gjitha masat me personat përgjegjës”, tha Rama për veprimin e Abazoviç.

Për të këto janë rastet që mezi presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe për të kërkuar që ndërpriten marrëdhëniet diplomatiket me fqinjin e radhës.

Nga ana tjetër Abazoviç u shpreh se i ka kërkuar menjëherë falje profesorit dhe ndihet shumë keq që ka ndodhur ky incident.

“Nuk kam qejf të politizohet kjo çështje, sepse ka të bëjë me një moment që ka qenë katastrofal, dhe e ftoj profesorin të vij. Mund të them se atë ditë kur ka ndodhur ai incident dhe sot, kalojnë mijëra qytetarë nga kufiri”.

Abazoviç u shpreh se janë marrë të gjitha masat, ndërsa theksoi se shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë pse ndihen të rrezikuar.

Në vijim kryeministri shqiptar theksoi se shtetasit shqiptarë nuk janë të shqetësuar, ashtu siç u parashtrua nga pyetja e gazetares.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore