Lajme

Dëshmon Lekaj në seancën ndaj Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Seanca e radhës ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës ka nisur ndërsa pritet të dëshmojë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj.

Konjufca, është duke u akuzuar që në vitin 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovi, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Patroviq, ka penguar ata në kryerjen e punës së tyre zyrtare.

Ai po akuzohet për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetet të rrezikshëm”.

Më 8 korrik të 2022-ës, Konjufca kishte deklaruar se “s’kam përdorur armë dhe veprimi im ka qenë politik, prandaj jam i pafajshëm”.

Sipas tij, veprimi ka qenë i natyrës politike dhe pretendonte që nuk ka përdorur kurrfarë arme, duke thënë se jo vetëm nuk i kishte bërë dëm askujt, por as s’kam pas qëllim ta bëj.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.

Konjufca në gjykatë: S’përdora armë, veprova politikisht – jam i pafajshëm

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore