Shqipëria

Del nga rruga minibusi në Gramsh: Një i vdekur dhe nëntë të lënduar


Njё autobus ka dalur nga rruga, mesditёn e sё shtunës, në qytetin e Gramshit dhe ka përfunduar në humnerë. Për pasojë, ka humbur jetën një 30 vjeçar me inicialet L.L., banues në fshatin Terrove të Skraparit dhe janë lënduar nëntë të tjerë.

Të gjithë të lënduarit, pasagjerë të autobusit, janë shtruar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, kanë thënë për Albanian Post zyrtarë të Policisë së Elbasanit.

Në një njoftim zyrtar që ka lëshuar policia, thuhet se aksidenti në aksin rrugor Gramsh-Kushov ka ndoodhur rreth orës 14:15.  “Në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga”, vazhdon njoftimi i policisë.

Bazuar në të dhënat e marra, autobusi ka rënë në një kanal të thellë në fshatin Bregas të Gramshit. Në vendngjarje ka dalë edhe grupi hetimor in policisë që po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

Shkaqet e aksidentit janë akoma të panjohura, por të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe në mesin e tyre nuk është asnjë fëmijë, mëson Albanian Post, nga burime brenda Policisë së Elbasanit.

Lajm nё pёrditёsim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore