Për analistin dhe njohësin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Petrit Zogaj, deklaratat e zëvendës- ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, janë konfirmime se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e konsiderojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si partner.
Kurti, sipas tij, po bën çmos që SHBA-ja të tërhiqet nga Kosova.
“Nuk i duhet edhe shume mund. Janë shumë shembuj në bote ku SHBA është tërhequr, dhe ato vende kanë përfunduar në duar te grupit Vagner (për shembull Venezuela)”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.
Largimi i vëmendjes së SHBA-së për Kosovën, në vlerësimin e Zogajt, do të thotë hapësirë ideale për Rusinë që të nxis ndonjë konflikt ne Veri.
“E te cilin Kosova nuk do ta fitonte kurrë pa mbështetjen e aleateve perëndimor”, ka pohuar ai.
O’Brien, si asnjëherë më parë ka artikuluar kritika të rënda në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke cilësuar qeverisjen e tij si të “paaftë”, i cili, sipas top-diplomatit amerikan, ka dhënë premtime ndryshe për çështjen e ndalimit të valutës shtetërore serbe në Kosovë, por më pastaj ka vepruar ndryshe duke vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
O’Brien në një intervistë për Zërin e Amerikës edicioni në gjuhën shqipe, fillimisht është pyetur se a ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shqetësimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e Kosovës.
“Kemi pasur disa biseda në periudhën para se të shpallej vendimi dhe një shkëmbim të shkurtë më pas”, ka thënë fillimisht ai.
I pyetur se si Kurti e ka pritur vlerësimin e tij lidhur me këtë çështje, O’Brien ka potencuar se ai “ka kuptuar shqetësimet” dhe se ka premtuar “se do të punonte për to”.
“Por, qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere”, ka vlerësuar ai.
Në pyetjen se a planifikojnë SHBA-të të veprojnë njëjtë si Bashkimi Evropian duke vendosur masa Kosovës, nëse ekzekutivi këmbëngul në qëndrimin e saj, O’Brien në mënyrë të drejtpërdrejtë ka potencuar se “unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.
Duke potencuar se vendimi i BQK-së ka zënë në befasi komunitetin serb në Kosovë, O’Brien ka vlerësuar se “kjo nuk është formë e qeverisjes efektive” dhe se një gjë e tillë tregon “paaftësinë e Qeverisë së Kosovës”.
“Qeveria vazhdoi me zbatimin e tij pa paralajmërim dhe ka lënë një numër qytetarësh të vet të hutuar se si të paguajnë për bukën, qeranë dhe energjinë elektrike, të cilën disa prej tyre sapo kanë filluar ta paguajnë. Kjo nuk është formë e qeverisjes efektive. Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin”, ka deklaruar ai.
Të jesh pjesë e Evropës, sipas tij, nënkupton t’i zgjidhësh çështjet përmes dialogut me planifikimin efektiv dhe paralajmërim.
“Ky vendim është shpallur me nxitim, pa paralajmërim dhe pa një përpjekje për të shfrytëzuar mekanizmat ekzistues për të gjetur përgjigje për gjithë problemet që mund të lindnin”.
Prandaj sipas tij, Kosova duhet të tërhiqet nga vendimi për dinarin, meqë në vlerësimin e tij shtyrja e vendimit për tre muaj nuk është i mjaftueshëm.
“Pra jo, duhet ta ndërpresin menjëherë këtë dhe pastaj të punojmë drejt zgjidhjes së problemit konkret, që ata duan të zgjidhin, ashtu siç veprojnë shtetet moderne evropiane”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ambasada amerikane në Kosovë: Një demokraci e fortë inkurajon një media të lirë
-
Basha: Meta është kartë e djegur, harxhim kohe të merrem me të
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
KMShK-ja i konsideron si të “dëmshme dhe të papranueshme” përpjekjet e Qeverisë për kontroll mbi mediat
Lajmet kryesore
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
-
Nga lufta ndaj krimit te pavarësia e prokurorëve, qeveria shpalos 4 rekomandime për SPAK dhe Prokurorinë