Sport

De Jong nuk do të largohet nga Barcelona


Mesfushori holandez, Frenkie de Jong, nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona.

Interesim të madh për ta transferuar 25-vjeçarin, ka shprehur klubi i Manchester United, por ai ka thënë se nuk do të lëvizë nga klubi katalans.

“Jam i kënaqur që ekipet tregojnë interes për mua, por për momentin unë jam në klubin më të madh në botë, ndihem shumë mirë dhe nuk do të largohem njëherë”, ka thënë De Jong.

Kujtojmë që kishte shumë zëra për një largim të mundshëm të holandezit, pasi që Barcelona gjendet në një krizë të thellë financiare.

Megjithatë, nga ajo se çka deklaroi De Jong, ai nuk e ka ndërmend largimin nga “Camp Nou”.

De Jong është pjesë e Barçës që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga Ajax-i për shumën e 86 milionë eurove.

Deri më tani, De Jong ka zhvilluar 138 ndeshje me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 17 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore