Lajme

Dawn FM – The Weeknd e hap vitin me albumin e ri


Ai e pati paralajmëruar prej kohësh se do të sillte një album të ri në jetë, një “agim” – literalisht siç do të titullohet – por asnjë nuk e priste se ai do të hapte vitin me të, duke u bërë artisti i parë madhor ndërkombëtar, i cili hap lojën drejt titujve më prestigjiozë të muzikës globale.

Abel Tesfaye, i njohur në art si The Weeknd, nuk do t’i letë më dashamirësit e tij të presin.

“Dawn FM”, do të hidhet në treg më 7 janar 2022.

Me një këngë si “Take my breath”, ai paraqiti në gusht vijimin e linjës së albumit “After Hours”.

Një stil i errët, ngacmues, me referencë muzikën e viteve 80’, pritej të rivihej në qendër të vëmendjes.

Sakaq, me një trailer paralajmërues, The Weeknd ka treguar edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të afërt për ndërtimin e sagës së re muzikore.

Ndër ta, emra të mëdhenj si Jim Carrey, Lil Wayne, Tyler the Creator apo Quincy Jones.

Ky i fundit, është një ndër emrat e shquar pas albumeve më në zë të yllit të ndjerë të po-it, Michael Jackson.

Ndaj, jo vetëm fansat, por e gjithë industria, pret të dëgjojë jetëzimin më të ri të The Weeknd.

Siç thotë edhe vetë kanadezi, “Agimi është këtu”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore