Shqipëria

Dardha zbardhet nga bora, reshje në gjithë qarkun Korçë


Fshati turistik i Dardhës në Korçë, është zbardhur nga bora gjatë natës mes 19 dhe 20 prillit, pas një uljeje temperaturash në gjithë vendit, ku kaloi dy javë tepër të nxehta.

Reshjet kanë qenë të pranishme gjatë natës në lartësitë mbi 1 mijë metra, ndërsa mëngjesin e sotëm janë ndërprerë.

Sipas të dhënave trashësia ka shkuar nga 5 deri në 10 centimetra por pa krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Është pastruar dhe kriposur i gjithë aksi dhe aktualisht mjetet apo turistët që vizitojnë këtë pikë turistike mund të qarkullojnë pa pasur probleme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore