Sport

Curry shkruan historinë, thyen rekordin e Allen për më së shumti tre pikësha


Stephen Curry kurrë nuk ka dashur ta thotë këtë vetë, edhe nëse të tjerët e kanë thënë prej vitesh.

Ai nuk pranoi ta quante veten shënuesi më i mirë nga distanca deri sa numrat e thanë këtë.

“E arrita më në fund”, tha Curry, duke ngritur duart lart në ajër.

Ai shënoi të njëjtën pozitë disa orë më herët, para se të fillonte ndeshja historike përballë New York Knicks.

Në çerekun e parë, ai arriti të thyej rekordin e Ray Allen për më së shumti tre pikësha në histori të NBA, duke shënuar gjithsej 2974.

Ray Allen, mbajti rekordin për 10 vjet pasi kaloi Reggie Miller. Këta dy ishin në lojë dhe i dhuruan Curry-t një fanellë me numrin 2,974 në shpinë.

“Ai e ka ndryshuar plotësisht lojën e basketbollit siç e njohim ne,” tha shoku i skuadrës Draymond Green.

Curry arriti rekordin me 7:33 të mbetura në çerekun e parë, ai vraponte në palestër duke dhënë puthje nga larg për publikun e duke goditur gjoksin e tij nga gëzimi. Warriors më pas faulluan Knicks dhe thirrën një timeout për të lënë festën të fillonte.

Curry shkoi dhe përqafoi babanë e tij, Dell Curry, i cili ishte ulur në rendin e parë, ndërsa Bob McKillop, trajneri i tij në Davidson, qëndroi në tribunë afër Larry Riley, i cili kishte draftuar Curry-n në vitin 2009.

Më pas erdhi një përqafim nga Draymond Green, i cili ishte një person i rëndësishëm gjatë rrugëtimit të tij.

Ndër të tjera, më në fund, Curry u kthye për një përqafim të gjatë dhe disa fjalë urimi nga Ray Allen, i cili kishte rekordin e thyer nga Curry.

Curry tashmë ka dy nga tre sezonet më të mira për tre pikësh – përfshirë sezonin e vetëm me 400 treshe – dhe tani ka rekordin e më së shumti tre pikësha në histori.

Curry theu rekordin e më së shumti tre pikëshave në vetëm 789 ndeshje, ndërsa Ray Allen i janë deshur 1300 ndeshje për të shënuar një më pak se Curry.

Stephen Curry i kishte ndjekur gjuajtësit më të mirë për tre pikë që i vogël, kur shkonte të shikonte ndeshjet e babait të tij, Dell Curry në vitet e 90-ta.

Por, askush, e as babai i tij nuk do e besonte që kjo do mund të ndodhte ndonjëherë.

Disa ditë më parë, Dell Curry ironizoi me faktin se Lavar Ball kishte vënë një kapele që thoshte “Ju kam thënë”, duke iu referuar suksesit të djemve të tij.

Ndërsa Dell Curry ka thënë se unë duhet të marr një kapele që thotë “Nuk kisha ide”, duke iu referuar suksesit masiv të vëllezërve Curry.

Stephen Curry tani është një pjesë e paprekshme e historisë, i cili pa dyshim është edhe gjuajtësi më i mirë nga distanca në historinë e NBA.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore