Bota

Covid-19: BE lehtëson masat kufizuese për amerikanët


Amerikanët do të mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian (BE), këtë verë, nëse janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha për agjencinë e lajmeve, Neë York Times, se kjo do të jetë e mundur pasi të dy palët të kenë miratuar të njëjtat masa.

Presidentja nuk dha datë fikse por tha se kjo varet nga “situata epidemiologjike”.

Kombet evropiane kanë kufizuar udhëtimet jo-thelbësore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për më shumë se një vit.

BE ashpërsoi masat për vizitorët e huaj, në janar të këtij viti.

Greqia i ka lejuar amerikanët të cilët kanë testin negativ të coronavirus-it, të hyjnë brenda vendit. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar (MB), e cila tani është jashtë BE-së, po fut një sistem ‘semafori’ në 17 maj. MB  do të përcaktojë kufizimet e udhëtimit në vendet rreth botës. SHBA ende ndalon udhëtimet turistike nga BE dhe MB.

Këshillat për amerikanët janë të shmangin udhëtimin drejt 80% të vendeve, në të gjithë botën, për shkak të pandemisë së coronavirus-it.

Programet e vaksinimit po vazhdojnë me shpejtësi në SHBA dhe MB.

Synimi i BE-së për verën, është vaksinimi i “minimumit 70% të të gjithë popullsisë adulte” që merr të paktën një dozë.

Zonja von der Leyen tha për Neë York Times: “Amerikanët, me sa shoh, përdorin vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Dozat Moderna, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson janë aprovuar të gjitha në SHBA dhe BE.

Von der Leyen u shpreh se çdo lehtësim i rregullave do të varet “nga situata epidemiologjike, por situata po përmirësohet në Shtetet e Bashkuara, shpresojmë edhe në Bashkimin Evropian”.

BE po harton gjithashtu një certifikatë digjitale të vaksinës, por ka pyetje rreth uniformitetit pasi disa kombe po planifikojnë versionet e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore