Sport

Conor McGregor nën hetim, dhunoi një grua


Conor McGregor (Photo: John Locher/AP)

Pretendimet e një gruaje se ajo ishte sulmuar nga Conor McGregor në jahtin e tij janë rihapur, raportojnë mediat spanjolle.

Gruaja irlandeze thotë se pësoi mavijosje pas incidentit të supozuar në super jahtin luksoz të yllit të UFC-së. Incidenti dyshohet se ka ndodhur më 17 korrik 2022, kur McGregor mbajti një festë për ditëlindjen e tij të 34-të.

Gruaja fillimisht bëri një ankesë zyrtare për McGregor tek policët në Dublin pasi u kthye në Irlandë.

Policia spanjolle filloi të hetojë incidentin e supozuar, por çështja u mbyll pasi viktima nuk bëri një deklaratë të plotë para policëve në ishullin Formentera.

Por tani është rihapur në Spanjë me kërkesë të avokatëve të gruas. Një gjykatë në Ibiza tani do të marrë në pyetje gruan pasi një gjykatës hetues mori një deklaratë paraprake nga ajo dhe dëshmitarët e pranishëm, raportojnë mediat lokale në Ibiza.

Vetë McGregor gjithashtu mund të thirret për t’u marrë në pyetje.

Image credit: Reuters

Në kohën kur akuzat u raportuan për herë të parë, gruaja përshkruhej në atë kohë si në të njëzetat e saj, por “Periodico de Ibiza” tani e ka përshkruar atë si 42 vjeçe.

Pas incidentit të supozuar, gruaja tha se ishte sjellë në breg me një skaf dhe kontaktoi menjëherë autoritetet lokale. Ajo shpjegoi se nuk bëri një deklaratë të plotë në atë kohë pasi ishte në gjendje shoku, kishte veshur vetëm bikini gjatë marrjes në pyetje dhe ajo thjesht donte të shkonte në shtëpi.

Ajo shtoi se mbeti e shtangur sepse policia spanjolle nuk mund të fliste “anglisht”.

Gruaja u mor në pyetje nga Garda Civile, por nuk dha një deklaratë të plotë dhe më vonë filloi udhëtimin e saj për në Dublin.

Garda Civile e çoi në traget për t’u kthyer në Ibiza, ku ajo kontaktoi një mik të saj që e shoqëronte në udhëtim.

Gjatë festimeve të ditëlindjes së tij, McGregor i trajtoi mysafirët me kokteje të bëra duke përdorur uiskin e tij “Proper 12”, ndërsa u shfaq edhe një tortë e madhe me emrin e tij.

Gruaja që bëri këto akuza përshkruhet në mediat lokale si dikush që e njihte McGregor para se të bëhej i famshëm, sepse ata u rritën në të njëjtën lagje.

Ajo mësohet të ketë marrë një ftesë për të festuar në jahtin e tij pasi e takoi atë në një klub plazhi më herët.

Zëdhënësja e McGregor Karen Kessler tha se “Më shumë se 6 muaj më parë u pretendua një incident dhe pas një shqyrtimi policor, çështja nuk u ndoq. McGregor është i palëkundur në mohimin e tij të të gjitha akuzave të bëra nga një mysafir në jahtin e tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore