Lajme

Cili kandidat do të zëvendësojë Merkelin ?


Më 16 janar, do të zhvillohen zgjedhjet në Unionin Kristian-Demokrat(CDU) . Në këto zgjedhje do të përcaktohet drejtuesi që do të zëvendësojë kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kjo është konventa e 33-të e CDU-së për të zgjedhur kryetarin e partisë.  Fituesi do të jetë kandidati kryesor për kancelar  në zgjedhjet .

CDU-ja ka qeverisur Republikën federale 71 vjeçare në një total prej 50 vitesh. Kur Merkel të largohet vjeshtën  e ardhshme, pas 16 vitesh në detyrë besohet se një tjetër kristian-demokrat do ta pasojë atë.

Tre kandidatët në garë brenda Partisë Liberal Konservatore gjermane  janë Friedrich Merz, Armin Laschet, Norbert Röttgen.

Zgjedhjet do të zhvillohen pasi Angela Merkel deklaroi se nuk do të kandidonte më gjatë muajit shkurt.  Fillimisht zgjedhjet ishin  planifikuar gjatë muajit dhjetor. Ato u shtynë për shkak të coronavirusi-it. Një mijë delegatë do të votojnë online.

Kandidati Friedrich Merz, ka udhëhequr grupin parlamentar të CDU-së, në Bundestag dy vite më parë.  Merz është mënjanuar më parë nga Merkel. Pasi u zhvendos në sektorin privat dhe korri sukses ai u kthye sërish në politikë.

Friedrich Merz

Kandidati i dytë është Armin Laschet. Armin Laschet, drejtuesi i  North Rhine-Westphalia është një mbështetës i politikave të Merkel.  Ai e konsideron një avantazh  përvojën e tij në zgjedhje. Mendohet se Laschet është kandidati i preferuar i Merkel-it.

Armin Laschet

Kandidati i tretë në garë është Norbert Röttgen, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Bundestagu-t. Në vitin 2012 Röttgen humbi zgjedhjet  si drejtues i Röttgen në North Rhine-Westphalia. Ai ka shërbyer si ministër i mjedisit. Mergel e largoi atë nga  posti i ministrit të mjedisit.

 

 

/AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore