Lajme

Cilësia e ajrit në Prishtinë – e pashëndetshme


Ilustrim

Ajri në Prishtinë të martën e 15 marsit është kategorizuar si i cilësisë së pashëndetshme – kështu kanë treguar të dhënat e ndotjes së ajrit nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Sipas matjeve dhe rezultateve të publikuara në faqen e internetit të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, në orën 11:00 të ditës së 15 marsit, indeksi i ndotjes ishte 163 AQI – kjo e fundit është kategoria që tregon se ajri është i cilësisë së pashëndetshme.

Rezultatet e nxjerrua nga faqja e Ambasadës amerikane në Kosovë në orën 11:00 të 15 marsit.

Kësisoj, kategoria e ajrit AQI që fillon prej 151 deri në 200 sosh, tregon se çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të  përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Mënyra e kategorizimit në bazë të ndotjes së ajrit.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.

Grimcat e kësaj madhësie, rreth 1/30 të diametrit të mesatares së fijes së flokut të njeriut, përbëjnë rrezikun më të madh për shëndetin.

Studimet shkencore kanë lidhur ndotjen afatgjatë prej grimcave, veçanërisht nga grimcat e imta, me probleme të mëdha të shëndetit, si sëmundje të zemrës dhe të mushkërive.

Për më tepër detaje, klikoni në këtë link.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore