Lajme

Cilat janë raketat e avancuara që SHBA-të i dërguan Ukrainës?


Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se SHBA-të do të dërgojnë sisteme të avancuara raketore në Ukrainë.

Arma e re është sistemi i raketave të shumta të lëshimit “Himars”, ose MLRS.

Kjo e fundit është një njësi e lëvizshme që mund të lëshojë në të njëjtën kohë disa raketa të drejtuara me saktësi.

Si Ukraina ashtu edhe Rusia operojnë tashmë MLRS, por Himars ka rreze dhe saktësi superiore.

Sistemi M142 Himars është një version me rrota i modernizuar, më i lehtë dhe më i shpejtë për t’u montuar.

Himars-ët që Washington-i po i ofron Ukrainës do të kenë një rreze prej rreth 80 kilometrash, u tha gazetarëve një zyrtar amerikan.

Njësitë e Himars-ve mbajnë një predhë të parangarkuar prej gjashtë raketash të drejtuara 227 mm.

SHBA-të nuk do ta furnizojnë Ukrainën me ATACMS, i cili ka një rreze veprimi prej 300 kilometrash.

Ekuipazhet, sipas ekspertëve, do të kenë nevojë për disa trajnime.

Ushtria amerikane ka tashmë njësi Himars në Evropë.

Aleatët e NATO-s – Polonia dhe Rumania – i kanë marrë në dorëzim sistemet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore