Sport

Cilat do jenë transferimet e para të Newcastle United?


Tashmë po bëhen ditë që nga kur Newcastle United u shndërrua në skuadrën më të pasur në botë.

Fondi i investime publike (PIF) i Arabisë Saudite, morri përsipër në pronësi skuadrën e “çymyrxhinjëve”.

Tani, normalisht, vijnë edhe planet për të ardhmen.

Pa humbur shumë kohë, skuadra angleze ka zgjedhur nga një emër në çdo repart, për të filluar ngadalë ngjitjen drejt majave të këtij sporti.

Fillimisht, Steve Bruce do të shkarkohet nga stoli i Newcastle.

Dhe, ndër emrat e përfolur për ta pasuar, janë Frank Lampard, Antonio Conte dhe Lucien Favre.

Ky i fundit ka mundësitë më të mira që të ulet në stolin e skuadrës nga “St. James Park”, sipas mediave angleze.

Për mbrojtjen, po ashtu, pronarët arab e kanë kthyer fokusin kah Bundesliga.

Emri i zgjedhur është Niklas Sule, 26 vjeçari i Bayern Munich dhe kombëtares së Gjermanisë.

Futbollisti është shprehur i hapur për një aventurë të re, dhe kalimi te Neëcastle për të nuk pritet të jetë një vendim i vështirë.

Për mesfushën, sytë shkojnë nga Spanja, për një futbollist që periudhën më të mirë të karrierës e kaloi pikërisht në Premier League.

Bëhet fjalë për Philippe Coutinho, që te Barcelona po kalon në një periudhë shumë të errët.

Kurse, për sulmin, emri është gjerman përsëri, por me bazë në Premier League.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Chelsea-s, Timo Werner, që nga ardhja e Lukaku-t nuk po gjen më vend të sigurt në 11-shën startuese të Thomas Tuchel.

Këto janë vetëm emrat e parë të përmendur, me Newcastle-in që pritet të hidhet në sulm për shërbimet e më shumë futbollistëve elitar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore