Sport

Chiesa dëmtohet rëndë, pritet të operohet në ditët në vijim


Anësori i Juventusit, Federico Chiesa do t’i nënshtrohet një operacioni pasi dëmtoi ligamentin në gjurin e tij të majtë, tha klubi të hënën, duke e përjashtuar atë nga play-off-i i Kupës së Botës për Italinë.

Chiesa u lëndua në fitoren 4-3 të Juventusit ndaj Romës në Serie A të dielën.

Ai ndjeu një dhimbje në gjurin e tij dhe u largua nga ndeshja në minutën e 32-të, 14 minuta pasi kishte asistuar golin e barazimit për Paulo Dybala-n.

Pas rezultateve të testeve që iu kishin bërë Chiesa-s, klubi doli me komunikatë zyrtare lidhur me italianin.

“Do të jetë e nevojshme që lojtari t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”, tha klubi.

Italia, e cila fitoi Kampionatin Evropian vitin e kaluar, pret Maqedoninë e Veriut në play-off më 24 mars.

Kujtojmë se në “Euro 2020”, Chiesa ishte një nga lojtarët më të mirë të Italisë, dhe luajti një rol të madh në triumfin e Italisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore