Lajme

Chernihiv/ Raketa godet një ndërtesë banimi


Raportohet se një raketë ka goditur një ndërtesë banimi në qendër të Chernihiv -it, duke shkaktuar zjarr, këtë të hënë të 28 shkurtit.

Chernihiv-i ndodhet rreth 150 kilometra në veri-lindje të Kiev-it.

“Një raketë goditi një ndërtesë banimi në qendër të Chernihiv-it. Ka rënë zjarr, dy katet e poshtme janë djegur”, ka bërë me dije agjencia shtetërore ukrainase e komunikimeve speciale.

Deri më tani është raportuar vetëm një plagosje.

Raketa mësohet të ketë goditur një ndërtesë ku ndodhet një kopsht fëmijësh.

Po ashtu është goditur edhe një dyqan në një treg qendror, si dhe një pallat banimi pesëkatësh.

Një grua ka mbetur e plagosur lehtë.

Zhvillimi pason raportimet e mëparshme për një alarm për sulm ajror që u dëgjua në qytet rreth orës 4:30 të mëngjesit me orën lokale.

Një situatë në të cilën banorët janë parë teksa nxitonin për të shkuar në strehën më të afërt.

 

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore