Sport

Chelsea siguron Aubameyang-un, 10 milionë euro plus Alonso-n


Chelsea ka bërë lëvizjen e fundit në këto orët e fundit të afatit kalimtar veror.

Blutë e Londrës kanë arritur marrëveshje për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Chelsea do të paguajë 10 milionë euro për transferimin e sulmuesit nga Gaboni, si dhe kartonin e Marcos Alonso-s.

Aubameyang pritet të firmosë një kontratë dy-vjeçare, si dhe ka opsionin e vazhdimit të saj edhe për një vit tjetër.

Kështu 33-vjeçari do ta përfundojë shpejtë aventurën e tij në Barcelonë. Ai iu bashkua spanjollëve në janar të këtij viti, si një transferim pa pagesë nga Arsenal-i.

Largimi i Aubameyang erdhi pasi Barcelona gjatë kësaj vere ka transferuar sulmues si Leëandoëski e Raphiha, derisa kanë rinovuar kontratën me Ousmane Dembele dhe Ansu Fati është rikthyer në formë.

Aubameyang gjatë kësaj periudhe me Barcelonën, ka luajtur në 23 ndeshje, prej të cilave ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar një asistim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore