Sport

Chelsea kërkon me çdo kusht ta mbajë Rudiger-in në skuadër


Chelsea nuk e ka ndërmend të dorëzohet për ta mbajtur ende në skuadër qendërmbrojtësin, Antonio Rudiger.

Futbollisti i përfaqësueses gjermane, kishte refuzuar disa oferta të propozuara më herët nga blutë e Londrës, ku e fundit prej tyre ishte një kontratë pesë-vjeçare, me një page prej 8 milionë euro në sezon.

Klube të mëdha evropiane si: Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona, PSG dhe Manchester United janë të gatshme të përfitojnë nga kjo situatë, për ta transferuar gjermanin në verën e ardhshme, atëherë edhe kur i mbaron kontrata.

Mirëpo, sipas asaj që raporton “DailyMail”, drejtuesit e klubit nga Londra i kanë bërë një ofertë të re 29 vjeçarit për të qëndruar ende te Chelsea.

Kampionët në fuqi të Evropës, do t’i ofrojnë Rudiger-it një pagë vjetore prej rreth 12 milionë euro, vetëm që ai të qëndrojë ende aty.

Pra, mbetet të shihet në ditët në vazhdim se a do të qëndrojë gjermani në Londër, apo do të preferojë ndonjë transferim në një nga klubet e interesuara për të.

Kujtojmë që Rudiger është pjesë e Chelsea-t që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Roma për shumën e 35 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore