Sport

Charles Leclerc triumfon në “shtëpinë” e Red Bull-it


Max Verstappen nuk ia doli të mbronte kryesimin në Çmimin e Madh të Austrisë pasi Ferrari dëshmoi se kishte makinën shumë më të shpejtë.

Charles Leclerc ishte njeriu që e kapërceu yllin e Red Bull tre herë në mes të ndalesave, duke nënvizuar ritmin e tij superior.

Verstappen mund të kishte përfunduar i treti pasi piloti tjetër i Ferrari-t, Carlos Sainz dukej se kishte gjasa të parakalonte në fazat e mëvonshme.

Por spanjolli u tradhtua nga fati me një shpërthim motori pasi Ferrari i tij u përfshi shpejt nga flakët.

Në xhiron e 57-të, Sainz, pati disa probleme në makinën e tij, gjë që bëri të dilte nga pista.

Piloti arriti të dilte në kohë dhe me ndihmën e komisarëve të pistës.

Në pjesën e përparme, Leclerc ishte në gjendje të kalonte pranë Verstappen-it, i cili nuk ishte aq rehat sa kishte qenë në Sprint një ditë më parë.

Në kushte më të freskëta, Ferrari dukej shumë më i fortë dhe ia doli të prishte festën e parakoshme në Red Bull Ring.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore