Sport

Champions/Kush do jenë dy të fundit?


Zhvillohen sonte dy ndeshjet e fundit të fazës 1/16 në Champions League.

Ekipet që kanë arritur çerekfinalet deri tani janë:

Dortmund, Liverpool, Manchester City, Paris Saint-Germain, Porto, Real Madrid.

Kanë mbetur edhe dy skuadra që të kompletohet tetëshja e çerekfinales.

Praktikisht, emri i njërës skuadër dihet, me Bayern që pret Lazio-n në “Allianz Arena” pas fitores 4-1 brenda në “Olimpico”.

Skuadra e Flick nuk pritet të ketë vështirësi as sonte, me rezultatin përfundimtar të të dy ndeshjeve që mbetet dilema e vetme e këtij dueli.

Në Londër, Chelsea, një skuadër që nuk shënon shumë dhe pëson shumë pak, pret “klonin” e Atletico-s në “Stamford Bridge”.

Skuadra e Tuchel vjen në këtë ndeshje me katër mungesa, që janë Abraham, Jorginho, Mount dhe Thiago Silva.

Atletico Madrid, në anën tjetër, vjen me një skuadër të plotë, pa asnjë mungesë, me shpresë që të kthejë rezultatin 1-0 që pësuan pas humbjes në “Ëanda Metropolitano”.

Dy ndeshjet fillojnë në orarin e zakonshëm, 21:00.

Shorti për ndeshjet çerekfinale, do mbahet të premten në Nyon të Zvicrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore