Shëndet

Çfarë dëme shkakton kryqëzimi i këmbëve?


Ilustrim

Të gjithë kemi mënyrën tonë të preferuar të të ndenjurit në të cilën jemi më të rehatshëm, por vetëm sepse ndihemi rehat nuk do të thotë se një ulje e tillë është e mirë për ne. Në fakt, një nga mënyrat më të njohura të uljes, është ulja këmbëkryq, mund të ketë disa efekte negative dhe duhet të mendoni seriozisht të ndaloni ushtrimin e saj.

Paraliza nervore

Kur qëndroni ulur me këmbët e kryqëzuara për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë paralizë nervore. Gjatë kësaj gjendje, ju nuk jeni në gjendje të ngrini këmbën dhe kjo mund të shkaktojë mpirje të muskujve. Në situata ekstreme, mund të dëmtoni edhe nervin peroneal.

Tensioni i lartë i gjakut

Sipas hulumtimeve, kryqëzimi i këmbëve në lartësinë e gjurit rrit ndjeshëm presionin e gjakut. Prandaj, nëse jeni person me tension të lartë, këshillohet që të shmangni këtë mënyrë të ulur.

Qëndrimi i keq

Sipas hulumtimeve, nëse qëndroni ulur me këmbët e kryqëzuara për më shumë se tre orë në ditë, kjo mund të shkaktojë anim anësor të shpatullave dhe legenit, dhe në përgjithësi të shkaktojë qëndrim jo të mirë. Ajo gjithashtu mund të çojë në shtrembërim të shtyllës kurrizore, dhe qëndrimi jo i duhur çon në dhimbje dhe ngurtësi të muskujve.

Dhimbje kyçesh

Kryqëzimi i këmbëve jo vetëm që është i keq për të mbajtur trupin tuaj, por gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje kyçesh. Mund të dëmtojë qafën, legenin, pjesën e poshtme të shpinës dhe gjunjët, dhe veçanërisht duhet të shmangni kryqëzimin e këmbëve nëse tashmë keni dhimbje në gju.

Ënjtje e kyçeve të këmbës gjatë shtatzënisë

Shmangni kryqëzimin e këmbëve gjatë shtatzënisë. Edhe pse një ulje e tillë është plotësisht e sigurt për fëmijën, mund të shkaktojë ënjtje të kyçeve dhe ngërçe të këmbëve. Nëse ndjeni ndonjë nga këto efekte, provoni të uleni me të dyja këmbët në dysheme ose ngrini ato.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore