Lajme

Laschet bën dhe zhbën


Kandidati pasues i kancelares gjermane Angela Merkel, Armin Laschet është bërë objekt i polemikave në Twitter e jo vetëm, për të cilat u detyrua të kërkojë falje.

Stuhia “e dytë” ra mbi guvernatorin e Nordrhein-Westfalen, Armin Laschet, pas vizitës së tij në qytetin e Erftstadt.

Në video shfaqet Laschet në sfondin e Frank-Walter Steinmeier, në vendngjarjen e katastrofës natyrore duke qeshur.

Steinmeier pasi u takua me ekipet e shpëtimit, flet me një fytyrë të ngurtë për humbjet tejet serioze të pësuara si rezultat i përmbytjes.

Kjo e fundit ka sjellë 156 viktima deri më tani dhe dhjetëra të zhdukur.

Laschet, kandidati i CDU-së për kancelar, me bindjen që nuk po regjistrohej, qesh dhe bën shaka me politikanët vendas.

Video menjëherë u bë virale dhe ndezi zemërim dhe polemikë në mediat sociale. Shumë kritikuan cinizmin e politikanit, shumë e deklaruan atë të papërshtatshëm për një detyrë të tillë prestigjioze si trashëgimia e Merkel.

Ndjesa

Kandidati kryesor për të zëvendësuar kancelaren Angela Merkel, u detyrua të kërkojë falje pasi ngjarjes, në kuadër të një situate katastrofike që ka marrë jetën e më shumë se 165 njerëzve.

Laschet shkroi në Twitter ndjesën e tij.

“Fati i të prekurve, për të cilët kemi dëgjuar në shumë biseda, është i rëndësishëm për ne”, shkroi ai.

Ai shtoi se pendohet edhe më shumë për përshtypjen që lindi nga një situatë bisede. Sipas tij, kjo ishte e papërshtatshme dhe ndihet i keqardhur prej saj.

Lars Klingbeil, sekretari i përgjithshëm i partisë Social Demokrate të qendrës së majtë (SPD), e quajti sjelljen e Laschet “mungesë të mirësjelljes dhe të tmerrshme”.

Transmetuesi WDR komentoi se çdo fushatë zgjedhore ofronte disa momente “në të cilat kandidatët tregojnë ngjyrat e tyre të vërteta”, duke shtuar se “incidenti i Laschet-it është një moment i tillë”.

Kandidatja e partisë së Gjelbër për kancelare, Annalena Baerbock, e cila ka luftuar për të përqendruar bisedën kombëtare rreth çështjeve ekologjike pas një fillimi të fortë të fushatës së saj, ndërpreu pushimet e saj për të vizituar zonat e prekura por nuk pranoi të shoqërohej nga shtypi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore