Sport

Celina pritet ta vazhdojë karrierën në Angli


Futbollisti i Kosovës, Bersant Celina, kaloi një periudhë shumë të suksesshme te skuadra angleze, Ipswich Town, e cila garon në kategorinë e tretë të futbollit anglez (Leauge One).

Celina u huazua te Ipswic-i në këtë sezon nga skuadra franceze, Dijon, por ai tani ka përfunduar huazimin një-vjeçar aty.

Ai momentalisht është rikthyer te Dijon, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2024, por skuadra franceze nuk e ka ndërmend që ta mbajë futbollistin.

25 vjeçari pritet të rikthehet përsëri në futbollin anglez, ku dy janë skuadrat që interesohen për të.

Sipas mediave angleze, skuadra e Preston e cila garon në kategorinë e dytë të futbollit në Angli (Championship) ka shprehur interesim për Celinën.

Ndërsa edhe ekipi i Ipswich dëshiron që ta mbajë në skuadër mesfushorin kosovar.

Dijon nga ana tjetër nuk do ta lejoj një tjetër huazim të Celinës, pasi synon ta shes֝ dhe të fitojë rreth tre milionë euro nga largimi i 25-vjeçarit.

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Celina me skuadrën e Ipswich shënoi gjashtë gola dhe dhuroi po aq asistime në 32 ndeshje të zhvilluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore