Lajme

Çeku publikon një përmbledhje të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës nga Serbia


Ilustrim

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ka bërë një përmbledhje të shkatërrimit të qëllimshëm të trashëgimisë kulturore të Kosovës nga agresioni serb gjatë luftës së viteve 1998\99.

Çeku tha se janë 1 mijë 7 qind e 88 objekte të trashëgimisë kulturore të dëmtuara ose të shkatërruara.

“Mbi 3 mijë artefakte muzeale të vjedhura”, tregoi ai.

Përveç këtyre, ministri theksoi se janë edhe “1 milion e 700 mijë libra në gjuhën shqipe dhe 175 biblioteka publike të djegura ose të shkatërruara”.

“Mbi 25 mijë dosje të dokumentacionit të trashëgimisë të marra”.

Image

Po ashtu, Çeku potencoi se janë edhe qindra vepra ari “të vjedhura, të djegura ose të dëmtuara”.

Për të gjitha këto, ai nënvizoi se deri më tani, “nuk është kërkuar falje, s’është marrë asnjë përgjegjësi, asnjë kompensim nuk është dhënë, asnjë drejtësi nuk është vënë në vend”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore