Lajme

Çdo 35 orë në Itali ndodh një vdekje nga përplasjet me biçikletë


Në Itali, çdo 35 orë vritet një çiklist.

Të mbingarkuar nga shoferë të automjeteve ose mjeteve të rënda, në shumicën dërrmuese të rasteve, në qytete të mëdha ose në rrugë fshatrash.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë se ishte “e shqetësuar dhe e pikëlluar nga shifrat tragjike”.

Por nëse Italia nuk është një vend për biçikleta, me infrastrukturë të papërshtatshme dhe të rrezikshme, një pjesë e përgjegjësisë i takon politikës.

Manovra e fundit e zhvilluar nga ekzekutivi anuloi efektivisht fondin e çiklizmit të krijuar nga qeveria Conte II në vitin 2019.

Fondi parashikonte ndarjen e 141 milionëve për periudhën trevjeçare 2022-2024 për krijimin e “korsive të biçikletave, dhe zonave të pushimit për to”.

“Teksa të gjitha qytetet kryesore evropiane po investojnë në çiklizëm dhe ndjekin rrugën e dekarbonizimit dhe reduktimit të ndikimit klimatik, Italia po shkon në drejtimin e kundërt”, ka thënë Claudio Magliulo, menaxher i një rrjeti evropian për lëvizshmërinë alternative.

Sipas tij, duket qartë se qeveria aktuale po vë bast për modelin e vjetër që vendos makinën në qendër të sistemit.

Përveç disa shembujve të virtytshëm, panorama është dekurajuese.

14 qytetet metropolitane kanë mesatarisht vetëm 1.5 kilometra shtigje biçikletash për dhjetë mijë banorë, kurse një e katërta e kryeqyteteve nuk e arrijnë kilometrin.

Për krahasim, në Helsinki dhe Ghent ka 20 kilometra, ndërsa Amsterdami dhe Antwerp arrijnë në 15.

Do të duheshin 500 milionë në vit deri në vitin 2030 për të marrë masa dhe financuar një plan të jashtëzakonshëm për promovimin e çiklizmit urban.

“Por këtu jemi në zero. Më të goditura janë bashkitë e vogla që nuk mund të gjejnë fonde gjetkë nëse shteti nuk kujdeset për të”, ka treguar Magliulo.

Por nuk është vetëm problemi i mungesës së shtigjeve të biçikletave.

Ato ekzistuese janë shpesh të rrezikshme sepse janë projektuar dhe ndërtuar keq, pa ndarje fizike me korsitë ku lëvizin makinat.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore