Përballje

Carabao Cup/ Liverpool-i pret Arsenal-in në ndeshjen e parë gjysmëfinale


Pas kualifikimit të Chelsea-t në finalen e Carabao Cup, tani do të jetë radha që të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër mes Liverpool-it dhe Arsenal-it.

Në fakt, ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të duhej të zhvillohej në javën e kaluar, por ajo u shty pas shpërthimit të rasteve të shumta pozitive me COVID-19 tek ekipi i Liverpool-it.

Pra, ndeshja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet sonte (e enjte) në stadiumin “Anfield” të Liverpool-it, me fillim nga ora 20:45.

Vendasit do të paraqiten në këtë takim me shumë mungesa në skuadër, ku përveç Mohamed Salah dhe Sadio Mane që janë të angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës, do të mungojnë edhe disa lojtarë tjerë për shkak të lëndimeve.

Divock Origi është i dëmtuar, derisa nuk pritet të luajë as Trent Alexander-Arnold, i cili u rikthye në stërvitje të martën, pasi që mungoi për shkak të infektimit me Coronavirus.

Pra, në këtë rast, trajneri Jurgen Klopp pritet që të startojë më Alex Oxlade-Chamberlain, Curtis Jones ose Takumi Minamino, së bashku me Roberto Firmino dhe Diogo Jota.

Në anën tjetër, Arsenal-i e kërkon me çdo kusht këtë finale, sidomos pas humbjes dëshpëruese nga Notingham Forest në ndeshjen e FA Cup të zhvilluar një javë më herët.

Për “topçinjtë” nuk do të mund të paraqiten Aubumeyang, Elneny, Partey dhe Pepe, të cilët janë të angazhuar me kombëtaret e tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës, ndërsa mungesa të tjera të rëndësishme nuk do të ketë.

Formacionet e mundshme:

Liverpool: Kelleher; Milner, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Chamberlain; Jota, Firmino, Minamino.

Arsenal: Leno; Tomiyasu, White, Gabriel; Xhaka, Odegaard; Saka, Smith-Rowe, Martinelli; Lacazette.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore