Sport

Bundesliga: Union Berlin, Gladbach dhe Freiburg shkëlqejnë në javën e parë


Bundesliga gjermane ka luajur këtë të shtunë pesë ndeshje të javës së parë të edicionit të ri 2022-23.

Union Berlin, Borussia Monchengladbach, Freiburg dhe Mainz kane arriur te sigurojne fitore.

Union-i ka fituar 3-1 në derbi përballë Hertha-s. Fitore po 3-1 dhe për Monchengladbach përballë Hofffenheim.

Freiburg fitoi me rezultatin e thellë 4-0 në transfertë ndaj Augsburg. Mainz triumfoi 2-1 ndaj Bochum. Sfida mes Wolfsburg dhe Werder Bremen përfundoi në shifrat 2-2.

Ndërkohë, ditën e premte u luajt ndeshja hapëse e sezonit në Bundesliga, ku Bayern Munich fitoi 6-1 në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt.

Sfida e fundit e ditës në Bundesliga do të zhvillohet mes Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, duke filluar nga ora 18:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore