Sport

Bundesliga/ Fiton Bayern-i, ngec Dortmund-i


Kanë përfunduar katër ndeshje të Bundesligës gjermane. Bayern Munich-u nuk zhgënjen edhe me 10 lojtarë në fushë. Borussia Dortmund-i nuk ja del dot përballë Koln-it.

Në “Rhein Energie” Koln-i dhe Dortmund-i kanë ndarë nga një pikë, në barazimin 2-2. Miqtë shënuan fillimisht me Erling Haaland-in (3’), por golat e Ondrej Duda-s (35’) dhe Ismail Jakobs-it (65’), përmbysen rezultatin. Do të ishte përsëri Haaland-i (90’) që do të shënonte, për të vulosur shifrat në 2-2.

Në “Allianz Arena”, Bayern-i mbeti me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq, të Alphonso Davies-it, në minutën e 12 të takimit.

Edhe pse me një lojtar më pak, Bayern-i shpartalloi me rezultatin 4-0, Stuttgard-in. Te katër golat u shënuan në pjesën e parë. Tripleta e Robert Lewandowski-t dhe goli i Serge Gnabry-t, i dhanë tri pikët bavarezëve.

Eintracht Frankfurt-i, ka mposhtur me rezultatin 5-2, Union Berlin-in, në “Commerzbank Arena”.

Gjashtë gola u shënuan në pjesën e parë të takimit. Andre Silva shënoi dy herë (2’, 41’), Robert Andrich-i realizoi autogol (35’) dhe Filip Kostiç-i (39’). Në krahun tjetër, shënoi dy herë, Max Kruse (7’, 45+3’). Në pjesën e dytë, shënoi Timothy Chandler-i (90+2’) për 5-2.

Werder Bremen-i humbi në shtëpi përballë Wolfsburg-ut, me rezultatin 1-2. Në “Weserstadion”, ishin miqtë që do të kalonin në avantazh të parët.

Në të 8’ Josh Sargent-i realizon autogol. Wout Weghorst-i shënon për 0-2, ne te 42’. Tre minuta më vonë, në të 45’, shënojnë vendasit, me anë të Kevin Mohwald-it.

Ndeshja e fundit e ditës së shtunë në Bundesligë është ajo midis Schalke-s dhe Borussia Monchengladbach-ut. Ndeshje e cila do të luhet duke filluar nga ora 18:30.

Tabela e renditjes në Bundesligë:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore