Euro 2024

Holanda përmbys rezultatin ndaj Polonisë


Wout Weghorst

(Ky lajm është përditësuar)

Holanda ka përmbysur rezultatin ndaj Polonisë. Wout Weghorst shënoi golin e epersisë 2:1 ndaj polakëve në minutën e 83-të.

Polonia kaloi e para në epërsi përmes Adam Buksa në minutën e 16-të, kurse golin e barazimit e realizoi Cody Gakpo në minutën e 29-të.

Adam Buksa

Holanda dhe Polonia përballen në kuadër të xhiros së parë të Grupit D në kuadër të Euro 2024. Në Grupin D janë edhe Franca e Austria.

Ndryshe, polakët nuk kanë fituar në 12 ndeshjet e fundit kundër ‘Tulipanëve’ që prej fitores 2-0 në shtëpi në një ndeshje kualifikuese për Euro 1980.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore