Muzikë

Britney Spears dhe Elton John sjellin “Hold Me Closer” për përqafimin e munguar të këtyre kohëve


Britney Spears dhe Elton John bëhen bashkë për këngën “Hold Me Closer”.

Një videoklip shumëngjyrësh, gati katër minutësh, plot me numra vallëzimi interpretues. Por pa përfshirjen e vetë Spears ose John në të.

Videoja nis në Mexico City, me kërcimtarë të veshur me ngjyra të ndezura blu dhe të verdha që lëvizin si një reflektim i “përqafimit njerëzor”.

Këtë, duke pasqyruar bukur “një ndjenjë të pamatshme intimiteti kaq të munguar nga bota përmes trazirave dhe kaosit të kohëve të fundit”.

“Hold Me Closer” është risjellje e “Tiny Dancer” të John, me vokalin e këndshëm të Spears.

Kënga shënon po ashtu rikthimin e Spears pas gjashtë vitesh.

Spears ka treguar se ndjehej “e nderuar” të këndonte pranë “një prej burrave më klasikë të kohës sonë”.

Për krijuesin e videoklipit, Tanu Muino, që në fillim pritej që të kishte përfshirje emocionale nga publiku.

“Me këtë përgjegjësi më duhej të bëja diçka ndryshe dhe të papritur. Pamjet duhet të ishin të ndryshme. Kërcimi duhej t’i bënte krenarë Elton-in dhe Britney-n”, ka shtuar ai.

Muino ka shtuar se kjo ka shënuar një ngjarje emocionale për të sepse është rritur me muzikën e Britney-t.

Nga ana tjetër, edhe për Elton John, ai ka thënë se është një ikonë që bota mbarë është rritur duke e dëgjuar.

Marrë nga “Variety”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore