Lajme

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania refuzojnë të heqin sanksionet ndaj Iranit


Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania nuk do të heqin sanksionet ndaj Iranit në përputhje me kalendarin e përcaktuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Kështu kanë njoftuar qeveritë në një lëvizje që do të zemërojë Teheranin dhe do ta vërë qëndrueshmërinë e vazhdueshme të marrëveshjes në rrezik edhe më të madh.

Sipas kushteve të marrëveshjes fillestare, disa sanksione të OKB-së do të hiqeshin më 18 tetor 2023 si pjesë e një klauzole që do t’i lejonte Iranit të importonte dhe eksportonte raketa balistike.

Në to duke përfshirë raketa dhe dronë me rreze veprimi prej 300 kilometrash ose më shumë.

Në një letër drejtuar shefit të punëve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, tre nënshkruesit evropianë të marrëveshjes, të njohur si E3, kanë thënë se Irani ishte në një shkelje kaq serioze të marrëveshjes, për sa i përket niveleve të uraniumit të pasuruar të depozituar.

Po ashtu edhe lejimit të qasjes së inspektorëve të OKB-së në programin e saj bërthamor, se sanksionet në lidhje me programin e raketave balistike duhej të mbeteshin në fuqi.

Sipas E3, refuzimi i tyre për të hequr sanksionet nuk e shkel marrëveshjen sepse marrëveshja përmbante mekanizma në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje nëse njëra palë ishte në shkelje të marrëveshjes.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se kishte regjistruar një mosmarrëveshje në lidhje me mospërputhjen e Iranit në vitin 2020, por Irani nuk ishte përgjigjur fare, aq më pak brenda afatit të rënë dakord prej 30 ditësh.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se ajo dhe partnerët e saj mbetën të përkushtuar për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i një arme bërthamore, por stoku i Iranit i uraniumit shumë të pasuruar ishte në një nivel “përtej çdo justifikimi të besueshëm civil”.

Sanksionet e OKB-së që do të hiqeshin më 18 tetor ishin ndaj individëve dhe subjekteve të përfshirë në programet e raketave bërthamore dhe armëve të tjera të Iranit.

Tani ato do të përfshihen në legjislacionin vendas në Mbretëri të Bashkuar, Francë dhe Gjermani.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se stoku i uraniumit të pasuruar të Iranit ishte 18 herë më i lartë se kufijtë e përcaktuar.

Sakaq, Irani e ka justifikuar veprimin e tij si një përgjigje legjitime pasi Donald Trump hoqi SHBA-të nga marrëveshja.

Në një takim të bordit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, 63 vende nënshkruan një deklaratë duke thënë se Irani po shkelte angazhimin e tij për të shpjeguar zbulimin e grimcave të uraniumit në vende të pazbuluara tek inspektorët bërthamorë të OKB-së.

Irani kohët e fundit holloi një pjesë të vogël të rezervës së tij të uraniumit të pasuruar 60 për qind.

Sipas Izraelit, Irani ka mjaft uranium të pasuruar për të ndërtuar një bombë të vetme bërthamore brenda një jave, por nuk ka aftësinë për të gjuajtur një armë të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore