Shqipëria

Brenda 30 ditësh, Kushtetuesja vulos fatin e Metës


Seanca e tretë gjyqësore për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, e ditës së hënë, prodhoi më në fund një rezultat.

Gjykata ka caktuar afatin e vendimit për fatin e kreut të shtetit, brenda 30 ditëve.

Gjatë seancës, përfaqësuesi ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj, solli përballë trupës së gjykatës kushtetuese përgjigjet e 72 pyetjeve.

Pas mbylljes së seancës, përfaqësuesi i Kuvendit, Taulant Balla, kërkoi që të ruhej heshtja institucionale.

Nga ana tjetër, Dervishaj ka vijuar me akuzat kundrejt Kuvendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore