Sport

Botërori Cortina – Ar për Schwarz


Marco Schwarz ka fituar garën e kombinuar për meshkuj në Cortina. Austriaku, i pesti në Super-G, shfaqi cilësitë e tij si slalomist, duke kapur kohën më të mirë të manshit. Për 26 vjeçarin kjo ishte medalja e parë e artë në karrierë. Ai e kapi finishin në kohën 2’05”86, duke lënë pas me katër të qindtat faforitin e madh në vigjilje të këtij botërori, francezin Alexis Pinturault, që humbi titullin e fituar dy vjet më parë. Podin e kapi edhe zvicerani Loic Meillard (1”12). Asgjë për James Crawford, që i befasoi të gjithë në Super-G, por që mbeti prapa me dy të dhjetat.

Renditja e garës së kombinuar:

  1. M. Schwarz (Austri)
  2. A. Pintaural (Francë)
  3. L. Meillard (Svicera)
  4. J. Crawford (Kanada)
  5. S. Jocher (Gjermani)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore