Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend, duke ulur çmimin e naftës me 3 lekë.
Sipas vendimit të fundit, një litër naftë do të tregtohet me 255 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë.
Një ulje të lehtë ka edhe për çmimin e gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.
Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë.
Një litër benzinë do të kushtojë 242 lekë në pikat e shitjes me pakicë.
Bordi thekson se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që, në pikat e tjera, për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.
“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, shkruhet në vendim.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Bordi vuri në dukje se janë në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet evropiane dhe loja e aleancave
-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla
-
Szunyog: Sulmet fizike, kërcënimet, gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve në Kosovë është për t’u shqetësuar