Shqipëria

Bordi i Transparencës është komunist, por na duhet, thotë Rama


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i del kundër konceptit të Bordit të Transparencës për vendosjen e çmimeve tavan të hidrokarbureve dhe të ushqimeve të shportës, por në situatën e tanishme, është një nevojshmëri.

“Ky bord që kemi ne sot, është tërësisht komunist. Nuk e dua as unë. Por është nevojshmëri për çfarë po kalojmë”, deklaroi kreu i Qeverisë nga foltorja e Parlamentit.

Sipas tij, për shkak të një situate të krijuar prej luftës në Ukrainë, duhet një autoritet që i mbikëqyr dhe i vendos çmimet, për të shmangur abuzimet. Ndaj, kërkesave të shumta për ta zhvlerësuar bordin, nuk mundet t’i përgjigjet tani.

Bordet funksionojnë për dy kategori. Parësori është për çmimin e karburanteve në treg. Ato vendosin me sa do të shiten hidrokarburet me shumicë dhe me pakicë.

Kategoria tjetër është ajo e ushqimeve të shportës. Ky bord u krijua, pasi u vu re një rritje eksponenciale dhe e pajustifikuar e disa kategorive ushqimore, që pas luftës në Ukrainë.

Të dy autoritetet kanë funksion vendimmarrës rregullator për tregun dhe shkelja e vendimeve të bordit ndëshkohet me gjobë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore