Lajme

Bombë 907 kg, gjendet në kufirin Kosovë-Serbi


Për shkak të dyshimeve se mund të ketë mjete shpërthyese, ishte ndërprerë qarkullimi në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Mërdare, për një kohë.

Më pas ekipet deminuese të FSK-së dhe KFOR-it kanë filluar punën në identifikimin dhe deminimin e mjetit shpërthyes.

Sipas raportit zyrtar të Forcës së Armatosur të Kosovës, bëhet fjalë për një mjet shpërthyes, e tipit bombë, 907 kilogramëshe.

Bomba e tipit Mk 84, 907 kg, e gjetur në Merdare

FSK dhe KFOR-i me ekipet e tyre kanë arritur ta eliminojnë këtë bombë, pa shkaktuar dëme e as shpërthim të saj.

“Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg”.

Bomba e tipit Mk 84, 907 kg, e gjetur në Merdare

“Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA“, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Rruga në këtë pikë kufitare e cila u mbyll përkohësisht për qarkullim, pas eliminimit të rrezikut, e njëjta u lirua.

Bomba e tipit Mk 84, 907 kg, e gjetur në Merdare

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore