Lajme

Bojken Lako jep mendimin e tij për “Përputhen”: Nuk bëhesh i famshëm duke u zënë


Bojken Lako ka qenë i ftuari i parë për puntatën e radhës të ‘Pikë’ drejtuar nga Adela Osmani.

Emisioni me fokus showbizin, e ka vënë artistin e njohur përballë një loje me këngë nga artistë të tjerë, por edhe prodhime të tij dhe Lako kishte si detyrë të gjente këngëtarin dhe titullin.

Kur u vendos kënga e tij me Bora Zemanin që dikur konkurronte në Top Fest, Bojken nuk i shpëtoi një pyetjeje për ‘Përputhen’ dhe me këtë rast tregoi opinionin që ka për programin.

“Unë nuk e kam parë ‘Përputhen’, por shoh që të rinjtë e kanë si program referencë. Nuk dua të sulmoj asnjë njeri, por marr përgjegjësinë e plotë për atë që them dhe për faktin që shembuj të këtyre programeve që rrotullohen rreth famës, atij vendit imagjinar pas të cilit rendin të gjithë, krijojnë modele të dyshimta”, tha Bjoken.

Ndërsa më tej e përfundon fjalën e tij për programin duke u shprehur: “Nuk mund të bëhesh i famshëm duke u zënë dhe aty ka vetëm njerëz që zihen.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore