Aplikacione

Bllokohet aplikacioni ‘Telegram’ në Irak


Ministria e Telekomunikacionit e Irakut ka bllokuar aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’ për shkak të shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe për të mbrojtur të dhënat personale të përdoruesve, të cilat thuhet se aplikacioni i ka keqpërdorur.

‘Telegram’ është një aplikacion i përdorur shumë në Irak për dërgimin e mesazheve, lajmeve dhe ndarjen e përmbajtjeve të ndryshme.

How to Make a Telegram Account on Your Phone and Desktop

Ministria e Telekomunikacionit njoftoi se kishte kërkuar nga kompania e ‘Telegramit’ të mbyllë platformat që shpërndajnë të dhënat e institucioneve zyrtare shtetërore dhe të dhënat personale të qytetarëve. Megjithatë, kompania nuk iu përgjigj dhe nuk përmbushi këto kërkesa.

Për shkak të kësaj situate, ministria vendosi bllokimin e aplikacionit ‘Telegram’ për të garantuar sigurinë e shtetit dhe të mbrojë të dhënat e qytetarëve. Megjithatë, ministria tha se respekton të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes dhe komunikimit, pa ndikuar në sigurinë e vendit dhe institucionet e tij.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore