Jetesë & Stil

Blac Chyna mohon të ketë qenë negative ndaj familjes Kardashian, pavarësisht padive 100 milionë dollarëshe


Modelja, Blac Chyna ka këmbëngulur  se ndjenjat e saj ndaj familjes, Kardashian-Jenner kanë qenë gjithmonë pozitive, edhe pse ajo i çoi disa prej tyre në gjykatë për 100 milionë dollarë vitin e kaluar për shpifje dhe ndërhyrje në kontratë.

“Po shkon mirë. Po shkon mirë. Unë mendoj se gjithçka do të bëhet më mirë, si, me kalimin e kohës. Gjërat thjesht duhet të ecin përpara”, ka thënë ish-ylli i “Rob & Chyna”, 35 vjeçe, teksa u pyet për marrëdhënien e saj me familjen e ish-të fejuarit të saj Rob Kardashian.

“Për sa i përket negativitetit, jo. Nga ana ime, nuk ka pasur kurrë asgjë negative. Unë nuk flas për ta, as që kam folur qe gjashtë vjet”, ka shtuar ajo.

Komentet e modeles janë shumë larg nga akuzat që ajo bëri në padinë e saj të vitit 2017 kundër Kris Jenner dhe tre vajzave të saj – Kim Kardashian, Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner – duke pretenduar se ata sabotuan reputacionin e saj dhe shfaqjen e saj me Rob, e cila ishte anuluar në 2016 pas vetëm një sezoni.

Gjatë gjyqit civil 10-ditor që filloi në fund të prillit të vitit 2022 dhe përfundoi në fillim të majit, ekipi ligjor i Chyna-s pretendoi se Kris akuzoi në mënyrë të rreme ish-striptisten për sulm ndaj Robit dhe pretendoi se ajo dhe vajzat e saj raportuan incidentin e supozuar, në përpjekje për të parandaluar sezonin e dytë të  “Rob & Chyna” .

Megjithatë, të dy Chyna dhe Rob – të cilët kanë një vajzë 6-vjeçare që quhet Dream – konfirmuan se u grindën në dhjetor të vitit 2016, që u kthye në dhunë fizike dhe ndryshoi marrëdhënien e tyre.

Chyna – e cila gjithashtu ndan djalin 10-vjeçar King Cairo me rep artistin, Tyga – pranoi se ajo e mbështilli një karikues celulari rreth qafës së Robit dhe i drejtoi atij një armë pa ngarkesë gjatë përleshjes në fjalë, por pretendoi se ajo “thjesht po bënte shaka”.

Në fund, autoritetet nuk pranuan t’i japin Chynas ndonjë dëmshpërblim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore