Sport

BL: Leipzig forcon pozitën në zonën Champions, Koln drejt Bundesliga 2


Bundesliga (BL) gjermane ka përfunduar katër takimet e orës 15:30 të kësaj të shtune. Leipzig ka arritur fitore 2-1 ndaj Hidenheim-it. Koln-i është mundur 0-2 nga Darmstadt-i. Hoffenheim fitoi 4-3 ndaj Borussia Monchengladbach-ut. Ndërsa, Wolfsburg-u triumfoi 1-0 ndaj Bochum-it.

Leipzig-u mori një fitore të rëndësishme e cila e mban në vendin e katërt në Bundesliga dhe të fundit për kualifikimin ne Champions League sezonin e ardhshëm.

Benjamin Sesko dhe Lois Openda ishin heronjtë e “Red Bullit” në takimin e sotëm me golat e realizuar, përkatësisht në minutën e 42 dhe 85. Nikola Dovedan shënoi golin e vetëm të Hidenheim-it (69’).

Pas 30 javësh të luajtura, Leipzig ka 59 pikë, në vendin e katërt në Bundesliga. Borussia Dortmund gjendet në vendin e pestë me tre pikë më pak. Verdhezinjtë, kanë një ndeshje më pak dhe përballen me Leverkusen-in të dielën.

Humbja e Koln-it ndaj Darmstadt-it të vendit të fundit në shtëpi, ka bërë që skuadra të zhytet gjithnjë e më shumë në rrugën drejt rënies nga kategoria.

Aktualisht, Koln ka 22 pikë dhe mban vendin e parafundit. Katër pikë më shumë dhe një ndeshje më pak ka Mainz-i i vendit të 16-të dhe të play-off për qëndrimin në Bundesliga. Bochum-i i vendit të 15-të ka 27 pikë.

Java e 30-të në Bundesliga filloi të premten me takimin: Eintracht Frankfurt 3-1 Augsburg.

Kjo e shtunë do të ketë edhe një duel, duke filluar nga ora 18:30, ku Union Berlin-i do të presë Bayern Munich-un.

Të dielën do të zhvillohen takimet: Bremen – Stuttgart, Dortmund – Leverkusen dhe Freiburg – Mainz.

Renditja në Bundesliga

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore