Lajme

“Bisedimet bërthamore do të rinisin shumë shpejt”


Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, tha të premten e 24 shtatorit, se bisedimet e bllokuara mbi marrëveshjen bërthamore iraniane do të rifillojnë “shumë shpejt”.

Por, zyrtari iranian akuzoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara për “masat kontradiktore” në lidhje me ringjalljen e marrëveshjes.

Bisedimet, të ndërmjetësuara nga evropianët, kërkojnë kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen e vitit 2015.

Kjo e fundit u revokua nga ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Hossein Amir-Abdollahian

I pyetur se çfarë nënkuptonte Amir-Abdollahian me “shumë shpejt”, një zyrtar i lartë iranian tha në kushte anonimiteti për mediat ndërkombëtare se “mund të jetë disa ditë ose disa javë”.

Vendet evropiane po përpiqen të fillojnë marrëveshjen, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit.

Trump tërhoqi SHBA-të në vitin 2018. Ai rivendosi sanksionet ndaj Iranit që Washington-i kishte hequr si pjesë e marrëveshjes.

Që atëherë, Teherani gjithashtu është tërhequr nga shumë prej angazhimeve të tij.

Pasardhësi i Trump-it, demokrati Joe Biden ka treguar se dëshiron të kthehet në marrëveshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore