Stil

Bill Gates thotë se nuk e do më gruan e tij


Bill Gates u shpreh te miqtë e tij se arsyeja e ndarjes me Melinda Gates ishte fakti se mes tyre nuk kishte më dashuri .

Shokët e golfit të Bill Gates ishin ndër të parët që mësuan se martesa e tij ishte në krizë.

Miliarderi i Microsoft-it e përshkroi “Pa Dashuri” marrëdhënien e tij me bashkëshorten Melinda, përpara se divorci i çiftit të zbulohej publikisht, shkruan The Post.

“Martesa jonë  ka kohë që është pa dashuri, ajo ka mbaruar para disa kohësh, ne po jetojmë të ndarë”, ishte shprehur Bill Gates te miqtë e tij të golfit.

Gates është një fanatik i madh i golfit, i cili u martua me gruan e tij në fushën e golfit në Hotel Manele Bay në Hawaii.

Pas ndarjes, Gates është futur në Klubin Vintage në Indian Wells Kaliforni, që njihet si një nga klubet më prestigjioze të golfit në Shtetet e Bashkuara.

Ai është një nga burrat më të pasur në botë, si bashkëthemelues i Microsoft një sipërmarrje që ai e filloi në vitin 1975, rreth 20 vite para se të lidhej me Melinda Gates.

Ai vazhdoi të grumbullonte një pasuri të madhe ndërsa ishte i martuar me Melinda Gates dhe ndarja e tyre përbën një nga divorcet më të mëdha të të gjitha kohërave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore