Lajme

BiH-Francë: Vazhdon bashkëpunimi për t’iu kundërvënë Tregtisë së Paligjshme të Armëve


Ministri i Sigurimit i Bosnjë dhe Herzegovinës (BiH), Selmo Cikotic, dhe ambasadorja e Republikës së Francës, Christine Toudic, nënshkruan të enjten, më 11 shkurt, në Sarajevë Marrëveshjen Teknike për bashkëpunimin në luftën e tregtisë së paligjshme që kanë të bëjnë me armët e zjarrit, municionit dhe eksplozivët.

Marrëveshja do të mundësojë vazhdimin e bashkëpunimit duke nisur nga shërbimet e specializuara. Këto shërbime kanë të bëjnë me përmirësimin e shkëmbimit të informacionit mbi tregtinë e paligjshme të armëve dhe forcimin e kapaciteteve teknike të autoriteteve kompetente në BiH-ë kur bëhet fjalë për fushën e teknikës kriminale dhe mjeko-ligjore.

BiH-ja dhe Franca vendosën të punojnë së bashku për të luftuar këto krime, veçanërisht për shkak të rolit që ka tregtia e paligjshme në zhvillimin e terrorizmit ndërkombëtar dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

Cikotic vlerësoi këtë lloj bashkëpunimi të ndërsjellë pasi çdo zbulim i armëve ilegale ose i një rrjeti kontrabandistësh, do të jetë një kontribut i përbashkët në luftën kundër kërcënimeve globale. Gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së përgjithshme të qytetarëve.

Toudic theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të re dëshmon për angazhimin e Francës në aktivitetet dypalëshe dhe rajonale për të parandaluar dhe kundërshtuar tregtinë e paligjshme të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.

“Në këtë drejtim, BiH-ja është një partner i rëndësishëm i Francës. Kjo marrëveshje është gjithashtu provë e përpjekjeve të përbashkëta të BiH-së dhe Francës për të forcuar bashkëpunimin policor, veçanërisht bashkëpunimin operativ, në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, i cili rrezikon sigurinë e të dy vendeve, dhe madje edhe të gjithë Evropës “.

Ata shtuan se është planifikuar krijimi një rrjet të përhershëm të inteligjencës penale. I cili si misioni kryesor ka parandalimin dhe luftimin e tregtisë së paligjshme të armëve të zjarrit.

“Fokusi i veçantë do të jetë në mbledhjen e informacionit mbi grupet kriminale, identifikimin e autorëve dhe ndihmësve në tregtinë e paligjshme të armëve, kryerjen e veprimeve të përbashkëta operacionale, konfiskimin e armëve, si dhe zbulimin e pasurisë së fituar përmes aktiviteteve të përmendura ilegale”, deklaruan ministrat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore