Lajme

Bien rastet pozitive me COVID-19 në Australi, por rriten shtrimet në spitale


Rastet e reja pozitive të COVID-19, janë ulur ndjeshëm, gjatë fundjavës së parë të vitit të ri.

Kjo erdhi pasi ritmi i testimeve të Coronavirus-it u ngadalësua, edhe pse shtrimet në spital u rritën ndjeshëm në Uellsin Jugor.

Numri i rasteve pozitive në Uellsin Jugor, shtetin më të populluar, ra në 18 mijë e 278 nga 22 mijë e 577 që ishin një ditë më parë.

Edhe numri i testeve të kryera në ditën e Vitit të Ri ka rënë me një të katërtën, sipas Departamentit të Shëndetësisë.

Kurse shtrimet në spitale u rritën me 18% në 1 mijë e 66 raste të reja pozitive me COVID-19, ashtu siç autoritetet kishin sinjalizuar një shifër alarmante.

Në Victoria, numri i rasteve ditore mbeti i qëndrueshëm, në 7 mijë raste të reja.

Kurse, zyrtarët e Queensland-it raportuan numër rekord me 3 mijë e 587 raste të reja.

“Ndërsa hyjmë në një vit të ri, po hyjmë gjithashtu në një betejë tjetër kundër COVID-19”, tha arkëtari i shtetit të Queensland, Cameron Dick.

Dick, iu ka kërkuar njerëzve të vaksinohen dhe të marrin dozën përforcuese. Gjithashtu iu ka bërë thirrje për të mbajtur maska mbrojtëse ​​​​në ambiente të brendshme.

Vetëm në Australinë Perëndimore dhe Territorin Verior që ende raportojnë shifra të larta, të dielën, numri kombëtar i rasteve të reja ishte më shumë se 32 mijë e 200, më pak se rekordi i së shtunës 35 mijë e 327.

Të gjitha shtetet australiane, përveç Australisë Perëndimore, kanë filluar të jetojnë me virusin pasi nivelet e vaksinimit janë rritur dhe lehtësimi i kufizimeve ka rritur rastet e reja.

U raportuan pesë vdekje në Uellsin e Ri Jugor dhe Victoria, duke e çuar numrin kombëtar të vdekjeve gjatë gjithë pandemisë në pothuajse 2 mijë e 260 njerëz.

Marrë nga Reuters, përshtatur për Albanian Post. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore