Bota

Biden revokon urdhrin e Trump për të ndëshkuar vandalët e statujave


Presidenti Joe Biden ka revokuar një varg urdhёrash nga Donald Trump, duke përfshirë një komandё për të ndëshkuar vandalët që shkatërrojnë monumentet.

Trump lëshoi ​​urdhrin mes protestave të drejtësisë sociale të vitit të kaluar, ndërsa statujat po prisheshin dhe rrëzoheshin.

Biden gjithashtu shfuqizoi planet e Trump pёr ndёrtimin e disa skulpturave nё nderim tё heronjve amerikanë.

Presidenti i SHBA-sё refuzoi dhe njё vendim tё vitit 2019, i cili ndalonte hyrjen e emigrantёve qё nuk pёrballonin dot sigurimin shёndetёsor.

Trump lëshoi ​​një urdhër në qershor të vitit 2020, i cili udhëzoi qeverinë federale “të ndjekë penalisht në masën më të plotë” çdo person “që shkatërron, dëmton, vandalizon ose përdhos një monument, memorial ose statujë”.

Shpallja ndёrkohё, pёrjashtonte protestuesit, zjarrvënësit dhe ekstremistët e krahut të majtë.

Ai vazhdoi me demonstruesit që synonin statujat, kushtuar figurave të Konfederatës pro-skllavërisë, gjatë protestave në mbarë SHBA-nё pas vrasjes së George Floyd.

Gjithashtu midis urdhrave të Trump të hequra të premten pasdite nga Biden, ishin planet e ish-presidentit për një park në natyrë që do tё pёrmbante skulptura të figurave historike amerikane.

Disa nga figurat që do të përfshiheshin në projekt ishin këngëtarja Whitney Houston, ikona e anti-skllavërisё, Harriet Tubman, ylli i NBA-sё, Kobe Bryant, Drejtësi i Gjykatës së Lartë Antonin Scalia dhe ungjillisti Billy Graham.

Megjithatё, projekti nuk u financua kurrё nga Kongresi.

Biden rrëzoi gjithashtu urdhrin e Trump se emigrantët duhet të provojnë mbulimin e kostove mjekësore pёrpara se të lejohen në SHBA. Një politikë që u bllokua shpejt.

Biden gjithashtu hoqi urdhrat e paraardhësit të tij qё synonin “censurimin” e mediave sociale dhe që e gjithë ndihma e huaj e SHBA-sё të markohej me një logo që pasqyronte “vlerat dhe bujarinë e popullit Amerikan”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore